-
-
180 m
27 m
0
2,5
5,0
10,05 km

Megtekintve 74 alkalommal, letöltve 1 alkalommal

közel Dushku i Madh, Fier (Albania)

Për të arritur në këtë destinacion me nisje nga qyteti i Divjakës, marrim kthesën për fshatin Mizë nga ku do të fillojmë të ngjitjen. Përpara se të ngjitemi në pjesën kodrinore përfitojmë për të bërë një ndalesë të shkurtër në kishën Shën Nikollës, Xeng-mizë. Këtu jo vetëm për ata që janë të interesuar për historinë e saj por edhe për të hetuar për ndonjë shënjë të rrëmbenjësve të natës, për shembull Kukuvajkën mjekërroshe (Tyto alba) ose Kukuvajkën (Athene noctua). Duke vazhduar ngjitjen e cila vahdon vetëm me makina 4x4 ose në këmbë, ndalojmë herë pas here për të dëgjuar shpendët të cilët fshihen nëpër shkurreta. Më pas futemi në pyll i cili është një miks midis shkurretës mesdhetare dhe dushkut i cili është mjaft i rrallë në këtë lartësi mbidetare. Përveç shpendëve të pyllit siç mund të jenë, Mëllenja (Turdus merula), Avdosa (Fringilla coelebs), Bilbili (Luscinia megarhynchos) etj, këtu kemi mundësinë të vrojtojmë edhe shpendë uji. Në brendësi të pyllit gjenden tre rezervuar uji artificialë të cilënt janë një mjedis i volitshëm folezimi për Zhytësin e vogël (Tachybaptus ruffcollis), për çafkat të cilat ushqehen në brigjet e rezervuarit madje edhe Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) i viziton këto oaze për të shuar etjen pasi ai ka nevojë për ujë të ëmbël.
Ky intinerar këshillohet të vizitohet në pranverë pasi përkon me nisjen e folezimit të shpendëve të pyllit dhe mund të shijohet atmosfera e këngëve dhe thirrjeve të tyre.
Ky intinerar mund të marri një ditë të tërë në varësi të interesit të grupit.
panoráma

Pamje nga kodrat

Përballë Laguna e Divjakës, vend folezimi i vetëm i Pelikanit kaçurrel në Shqipëri
Birding spot

Shteg pylli

Ndalesë për disa minuta në pyll në mënyrë që të dëgjohen shpendët e pyllit

Hozzászólások

    You can or this trail